Relevo: Barcelona do t'i kërkojë tërë skuadrës zbritje page për ta rikthyer Lionel Messin
Barcelona mund të kërkojë zbritje page për tërë skuadrën në mënyrë që të rikthejë Lionel Messin nga Paris Saint-Germain në verë.
Blaugranasit vazhdojnë të kenë probleme financiare, por ëndërrojnë një rikthim të argjentinasit pas dy viteve.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë pritet të largohet nga PSG në verë, me Barcelonën si favoriti kryesor deri më tani edhe pse skuadra franceze është duke tentuar t'ia vazhdojë kontratën.
Siç raporton "Relevo", Barcelona tani po konsideron mundësinë që t'ia zbres pagën të gjithë lojtarëve në mënyrë që të gjejë bilancin, e pastaj ta rikthejë Messin.
Lideri momental i La Liga-s duhet të paguajë rreth 180 milionë euro, gjë që do t'ua ndihmonte zbritja e pagave por njëkohësisht synojnë edhe të shesin ndonjë nga yjet titullar.
Sa i përket lojtarëve që do të bëhen agjentë të lirë në vitin 2024, si Ousmane Dembele, Marcos Alonso, Alejandro Balde, Jord Alba dhe Sergi Roberto - katalunasit do ta kenë më të lehtë pasi janë në vitin e fundit të kontratës dhe nuk do të mund ta refuzonin kërkesën e klubit.
Barcelona nuk është skuadra e vetme e interesuar për PSG-në, pasi Al-Hilal tashmë ka bërë një ofertë astronomike, duke i ofruar Messit mbi 400 milionë euro për vit.
Fituesi i Kupës së Botës këtë edicion ka qenë në top formë duke shënuar 18 gola dhe dhuruar 17 asistime në 33 ndeshje.
