Reformat e mundshme të drejtësisë sportive në Itali për të shmangur një rast të dytë si Juventusi
Qeveria italiane thuhet se po planifikon një reformë në sistemin e drejtësisë sportive që do të parandalonte përsëritjen e situatës së Juventusit duke ndaluar dënimet me pikë gjatë sezonit.
Pati polemika të shumta, me tabelën e Serisë A-së që ndryshoi vazhdimisht gjatë këtij sezoni, duke krijuar një ndjenjë pasigurie për të gjitha klubet që sfidojnë vendet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.
Juves fillimisht iu hoqën 15 pikë, ato u kthyen në apel dhe u dha një dënim i ri prej 10 pikësh më vonë.
Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, Qeveria ka hartuar një projekt-amendament në sistemin e drejtësisë sportive për të parandaluar përsëritjen e këtij rasti.
Reformat do të sigurojnë që dënimet dhe apelimet nuk mund të ndryshojnë tabelën gjatë sezonit, por vetëm para ose pas përfundimit të turneut.
Modifikime do të ketë edhe në trajtimin fiskal për fitimet kapitale për klubet sportive.
Kjo mund të ndikojë në çdo rast të ardhshëm rreth tarifave të transferimeve të fryra artificialisht për të rritur fitimet kapitale, siç mund të bëjnë rregullat ekzistuese me qartësi më të madhe.
Bozza decreto: riforma giustizia sportiva, la classifica non potrà cambiare a campionato in corso https://t.co/9qvaNaVXHb
— calciomercato.com (@cmdotcom) June 13, 2023
