Realizon Almiron, Newcastle në epërsi ndaj PSG-së
Newcastle United ka kaluar në epërsi në derbin ndaj Paris Saint-Germain.
Sulmuesi Miguel Almiron ishte në vendin e duhur për të shënuar nga një top i kthyer dhe dhënë epërsinë anglezëve (17’).
Kapiteni Marquinhos e humbi topin, me Donnarumman që e ndali goditjen e Isak por nga topi i kthyer përfitoi Almiron që realizoi në portën e zbrazur.