Reali synon të kthehet te fitorja në Ligën e Kampionëve ndaj Dortmundit, formacionet zyrtare
Real Madridi do të synojë të kthehet te fitorja në Ligën e Kampionëve, andaj do të kërkojë vetëm pikët e plota ndaj Borussia Dortmundit.
Dy skuadrat që u takuan edhe në finalen e Ligës së Kampionëve 2021, takohen sërish në “Santiago Bernabeu”.
Carlo Ancelotti ka vendosur të hyjë me sistemin 4-4-2, ku Mbappe e Vini do t’i prijnë sulmit.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid: Courtois; Vazquez, Militao, Rudiger, Mendy; Rodrygo, Valverde, Modric, Bellingham; Mbappe, Vinicius
Dortmund: Kobel; Ryerson, Sule, Schlotterbeck, Bensebaini; Nmecha, Sabitzer; Malen, Brandt, Gittsen; Guirassy.
Përballja do të nis në ora 21:00.