“Real Madridi s’e meriton Kloppin”, ish futbollisti shpjegon pse tekniku gjerman s’do përshtatej te “Galaktikët” - NACIONALE

“Real Madridi s’e meriton Kloppin”, ish futbollisti shpjegon pse tekniku gjerman s’do përshtatej te “Galaktikët”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish sulmuesi i Liverpoolit Ryan Babel nuk beson se trajneri Jurgen Klopp do të përshtatet te Real Madridi, shkaku që skuadra madrilene nuk do t’i jepte kohë dy apo tre vite për të luajtur në stilin e lojës që preferon.

Ka pasur sugjerime që Klopp mund ta marrë drejtimin e Real Madridit, sapo Ancelotti të largohet më 2025.

Mirëpo, Babel ka këshilluar teknikun gjerman të mos e marrë drejtimin e “Los Blancos”, shkaku që janë të ashpër me trajnerët.

Nuk ka shumë skuadra që e meritojnë Jurgen Kloppin. Është trajner i cili duhet pranuar për atë që është. Është dikush që i duhet kohë për ta shpjeguar plotësisht mënyrën e lojës”.

Pra duke ditur këtë, edhe pse do të ishte mirë ta shohësh te një skuadër të suksesshme si Real Madridi, por e dimë se Real Madridi s’është skuadër që i jep dy apo tre vite për ta treguar mënyrën e lojës. Prandaj, Real Madridi s’e meriton”.

As edhe një skuadër si Bayerni nuk ka shumë durim me trajnerët. Ka spekulime se mund ta marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë, por nuk e di... Mendoj se definitivisht do t’i befasojë shumë njerëz”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, Klopp ka konfirmuar se vitin tjetër do të pauzojë ngase s’ka më energji për të vazhduar, por pritet të rikthehet më 2025.

Lajme të ngjashme