Real Madridi fiton me përmbysje të çmendur ndaj Valencias për të rrëmbyer vendin e parë në LaLiga - NACIONALE

Real Madridi fiton me përmbysje të çmendur ndaj Valencias për të rrëmbyer vendin e parë në LaLiga

1 vit më parë

nga NACIONALE

Real Madridi ka arritur që me shumë vështirësi të fitojë ndaj Valencias me rezultat 2:1, kështu për ta rrëmbyer vendin e parë në LaLiga, ndonëse kjo mund të jetë e përkohshme.

Valencia nuk e ka nisur aspak mirë sezonin dhe gjendet krejtësisht në fund të renditjes, teksa Mbretërit me një nisje jo siç pritej tani kanë arritur ta rigjejnë formën nga sezoni i kaluar.

Skuadra e Carlo Ancelottit e dominoi tërësisht takimin në Mestalla, duke pasur posedimin dhe shumë raste shënimi, por që u gjenden në disavantazh.

Valencia shënoi herët për 1:0. Ishte Duro që realizoi në minutën e 27-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë e takimit.

Real Madridi e fitoi një penallti në minutën e 55-të, por Jude Bellingham gaboi dhe Valencia mbeti në epërsi.

Kylian Mbappe shënoi në minutën e 60-të, por gëzimi u ndal te Mbretërit, pasi VAR e anuloi golin për pozitë jashtë loje.

Për të përkeqësuar situatën te Real Madridi, u kujdes Vinicius Junior, i cili për sjellje të pahijshme u ndëshkua me karton të kuq direkt në minutën e 79-të.

Ndonëse me një futbollist më pak, Mbretërit arritën ta përmbysinin rezultatin.

Ishte Luka Modric që pas asistimit të Bellingham, shënoi për 1:1 në minutën e 85-të.

Ndërsa ylli anglez në minutën e pestë shtesë, shënoi për përmbysjen e çmendur, duke çuar shifrat në 2:1.

Real Madridi iu gëzua fitores së radhës, ndonëse u fitua me shumë vështirësi.

Tani Mbretërit, kanë pozitën e parë në La Liga, por që Atletico Madrid ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të ngjashme