Real Madrid vazhdon “blindimin” e talentëve: Valverde, Camavinga dhe Vinicius nënshkruajnë kontratë afatgjate
Real Madrid është duke vazhduar t’iu besojë talentëve të skuadrës, me tre yjet Edouardo Camavinga, Fede Valverde dhe Vinicius Junior që kanë nënshkruar rinovimin e kontratës.
Pavarësisht që ende s’është zyrtare, të tre lojtarët kanë nënshkruar dokumentët për të vazhduar qëndrimin në “Santiago Bernabeu” deri më 2028.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se të gjithëve do t’iu vendoset edhe nga një klauzolë lirimi në vlerën e 1 miliardë eurove, për të mos lejuar ndonjë çmenduri nga arabët.
“Real Madrid është pajtuar me Fede Valverden për kontratën e re, kontrata gati deri në qershorin e vitit 2028”.
“1 miliardë euro klauzolë lirimi, marrëveshje e kryer”.
“Valverde, Camavinga dhe Vinicius Junior do të zyrtarizohen së shpejti”, shkroi gazetari italian.
🚨⚪️ Real Madrid have agreed terms of Fede Valverde new deal — contract now ready until June 2028.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 12, 2023
🔒 €1B release clause confirmed, as called by @tjcope. Agreement done.
Valverde, Camavinga, Vinicius Jr and all the other announcements will be made soon. pic.twitter.com/KzjtbjuuL1
Real Madrid për dallim nga vitet e kaluara, tani është fokusuar plotësisht në talentët e rinj që po mahnitin me paraqitje të shkëlqyera.
Këtë edicion, “Los Blancos” kanë pësuar vetëm një humbje atë nga rivali Atletico, mirëpo janë lider në tabelë me 24 pikë.
Në anën tjetër, Real Madrid e ka nisur fuqishëm edhe në Ligën e Kampionëve duke arkëtuar gjashtë pikë në dy ndeshjet e para, pra kundër Union Berlinit respektivisht Napolit.