Real Madrid totalisht i fokusuar te finalja e Kupës së Mbretrit - NACIONALE

Real Madrid totalisht i fokusuar te finalja e Kupës së Mbretrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thotë se lojtarët janë plotësisht të fokusuar te finalja e Kupës së Mbretit ndaj Osasunas.

“Los Blancos” pas një kohe të gjatë synojnë ta fitojnë kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në Spanjë, ku do të përballen me Osasunan.

Para ndeshjes, tekniku italian theksoi se lojtarët janë tejet të motivuar për të shtuar edhe një trofe.

Do të shkojmë aty pa menduar se çfarë ndodh nesër. Do të shkojmë me të gjithë energjinë e botës për një tjetër titull. Lojtarët janë të motivuar”.

Të luash në finale është gjithmonë emocionuese, gjithmonë para finales mendoj se mund të jetë e fundit për mua”.

E mendova këtë në vitin 2003 dhe nuk doli të jetë, e mendoj këtë sot dhe mund të jetë. Duhet ta shijosh, kërkoj nga lojtarët një gjë të tillë sepse janë ndeshje të veçanta”.

Ancelotti gjithashtu konfirmoi se dyshja Luka Modric dhe David Alaba janë të gatshëm të nisin nga minuta e parë.

Në anën tjetër, edhe Osasuna ka shpresë se mund ta ndal Real Madridin. Trajneri Jagoba Arrasate thotë se ka qenë një pritje e madhe për klubin.

Duhet të jemi të mençur dhe ta lëmë Real Madridin në një pozitë të parehatshme. Ka qenë kohë e gjatë më shumë se në Madrid, duhet të prisnim 18 vite për një finale”, deklaroi ai.

Real Madrid po synon ta fitojë trofeun e 20-të në histori të klubit, derisa Osasuna është vetëm për herë të dytë në finale.

Lajme të ngjashme