Real Madrid publikon listën ndaj Getafes, mungojnë Benzema, Rodrygo dhe Alaba
Real Madrid tashmë e ka bërë publike listën e 20 lojtarëve për t’u përballur me Getafen, sfidë që zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 21:00.
Në listën e të ftuarve është rikthyer mbrojtësi Ferland Mendy, që ishte i lënduar nga fillimi i prillit mirëpo u kthye në stërvitje ditë më parë.
Sidoqoftë, trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur t’i jep pushim futbollistëve si Karim Benzema, Rodrygo dhe David Alaba, duke i lërë të bëhen gati për ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve.
Lista e plotë e Real Madridit:
Portierë: Courtois, Lunin dhe Luis Lopez
Mbrojtësit: Militao, Vallejo, Nacho, Odriozola, Lucas, Rudiger dhe Mendy
Mesfushorët: Kroos, Modric, Camavinga, Valverde, Tchouameni dhe Ceballos
Sulmuesit: Hazard, Asensio, Vinicius dhe Mariano.
📋✅ ¡Nuestros convocados para el partido 🆚 @GetafeCF!#RealMadridGetafe pic.twitter.com/z5pDWodN05
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 13, 2023
Është raportuar se Eden Hazard dhe Mariano Diaz mund të nisin nga minuta e parë, se bashku me Lucas Vazquez me spanjollin që do të jetë alternativa e Dani Carvajal që është i suspenduar.
Përndryshe, Real Madrid e ka humbur titullin e La Liga-s te Barcelona, skuadër kjo që pritet të shpallet zyrtarisht në vikend nëse mposht Osasunan.