Real Madrid i bashkohet garës me skuadrat angleze për yllin e Interit
Real Madrid është duke e vëzhguar mbrojtësin e krahut të djathtë të Interit, Denzel Dumfries, i cili pëlqehet gjithashtu nga Chelsea dhe Manchester United.
26-vjecari ka qenë rregullisht i lidhur me kalimin në Premierligë gjatë këtyre viteve të fundit, por asnjë marrëveshje nuk u arrit.
Mediumi spanjoll "Fichajes", Real Madrid është në dijeni që Inter do ta pranonte shitjen e Dumfries, por nga ana tjetër nuk e lejon të largohet pa u ofruar 35 milionë funte.
Inter nënshkroi me Dumfries në vitin 2021 dhe ka kontratë edhe për tre vitet e ardhshme, mirëpo është i hapur një lëvizje te ndonjë skuadër e madhe evropiane.
Chelsea ishte pranë ta transferonte gjatë afatit dimëror, por pastaj zgjodhën të nënshkruajnë me Malo Gusto nga Lyoni, me këtë të fundit që u rikthye pastaj menjëherë në kampionatin francez për pjesën e mbetur të sezonit.
Nga ana tjetër, Manchester United e ka parë Dumfries si një opsion i mundshëm, por pastaj zgjodhën të largohen nga gara pas paraqitjeve të shkëlqyeshme nga Aaron Wan-Bissaka.
Diogo Dalot mbetet zgjidhja e parë nën urdhrat e Ten Hag dhe pritej largimi i Wan Bissaka, mirëpo me lëndimin e portugezit - anglezi arriti ta dëshmojë kualitetin dhe t'i ndryshojë mendjen trajnerit.
Ndërkohë, Real Madrid këtë edicion ka pasur disa probleme në krahun e djathtë me Dani Caravajal dhe Lucas Vazquez që kanë pësuar lëndime të vazhdueshme.