Real Madrid apo Bayern Munich? Florian Wirtz refuzon ta diskutojë destinacionin e radhës
Ylli i Bayer Leverkusenit Florian Wirtz ka refuzuar të thotë se cilën e preferon, pra kalimin te Real Madridi apo Bayern Munichu në të ardhmen.
Gjermani është ndër talentët më të mëdhenj në Evropë, ndërsa në verën e vitit 2025 pritet të shitet, me “Los Blancos” që po prinë garën megjithatë interesim kanë shprehur edhe Bayerni e Man City.
Duke folur në konferencë për shtyp, Wirtz fillimisht u pyet nëse do të donte të luante me një skuadër me bashkëkombësin Jamal Musiala.
“Ne bëjmë shaka lidhur me këtë, do të ishte interesante që të luajmë në skuadrën e njëjtë në një ëmnyrë. Por, jemi shumë të lumtur në klubet respektive”.
Pastaj, ai u pyet të zgjedhë mes Madridit dhe Bayernit, por refuzoi të jep detaje: “Jamal tashmë po luan te Bayerni dhe unë jam shumë rehat te Leverkuseni”.
Mediat spanjolle raportojnë se Real Madridi ka një marrëveshje të fshehtë me Wirtz, i cili do t’iu bashkohet në vitin 2025 së bashku me trajnerin Xabi Alonso.
Ndërkohë, lojtari kërkohet me ngulm edhe në Premierligë nga dy gjigantët Manchester City dhe Liverpool.