Reagon Manchester City: Jemi të tronditur me akuzat për shkelje financiare - NACIONALE

Reagon Manchester City: Jemi të tronditur me akuzat për shkelje financiare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City ka thënë se është habitur me akuzat e Premierligës për shkelje të rregullave financiare të ligës elitare angleze.

Premierliga ka njoftuar sot se, pas një hetimi katërvjeçar, kampioni i Anglisë City akuzohet për shkelje të rregullave financiare të ligës.

Raportohet se City i ka shkelur rregullat financiare në më shumë se 100 raste, dhe si pasojë me këtë rast tani do të merret një komision i pavarur.

Në një reagim ndaj akuzave të hënën, City e publikoi një komunikatë për media në uebsajtin e klubit, në të cilën thuhet: “Manchester City FC është i habitur me këto akuza për shkelje të rregullave të Premierligës, posaçërisht duke e ditur angazhimin e skajshëm dhe materialet e shumta të hollësishme të cilat ia kemi dërguar Premierligës Angleze.”

Liga elitare angleze e ka çuar klubin në një komision të pavarur për shkeljen e rregullave nga viti 2009 deri në vitin 2018.

Klubi e mirëpret rishikimin e rastit nga një komision i pavarur, për t’i konsideruar në mënyrë të paanshme dëshmitë e pakundërshtueshme të cilat ekzistojnë në përkrahje të pozitës së klubit. Ne mezi presim që kjo çështje të marrë fund një herë e përgjithmonë”, thuhet tutje në reagim.

Sezonin e kaluar, City e fitoi titullin e gjashtë në Premierligë që prej vitit 2008, kur klubin e bleu Abu Dhabi United Group.

Lajme të ngjashme