Reagon kryetari i Intelektualëve, tregon me emër kush e sulmoi, përfshin edhe një polic të Njësisë Speciale - NACIONALE

Reagon kryetari i Intelektualëve, tregon me emër kush e sulmoi, përfshin edhe një polic të Njësisë Speciale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Intelektualëve, Taulant Byqmeti, ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas incidentit që ka ndodhur, ku u sulmua nga zyrtarët e Dritës. Ai ka treguar me emër se nga kush u sulmua, si dhe përfshiu një polic të Njësisë Speciale.

Pas humbjes së Dritës nga Prishtina në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, shpërtheu tensioni i nisur kohë më parë mes tifozëve dhe kryesisë.

Fillimisht Valon Zymberi u pa në ambientet jashtë stadiumit duke sulmuar një tifoz, e më pas ai me disa persona të tjerë e sulmuan Byqmetin në lokalin e tij, me këtë të fundit që ka zbuluar identitetin e tyre.

Ndër të tjera, kryetari i Intelektualëve tha se në bashkëpunim me Valon Zymberin dhe anëtarët e tjerë, ishte edhe një polic i Njësisë Speciale.

Reagimi i plotë nga Taulant Byqmeti

Dje ne ora 17:08 pas perfundimit te ndeshje Drita - Prishtina , jam sulmuar fizikisht ne lokalit tim - Miami Lounge Bar , nga persona te kryesis se klubit Drita:

Valon Zymberi - drejtor sportiv
Faton Ramadani - Kerla
Fatos Ramadani - antar i kryesis
Ilaz Shkodra &
Flakrim Aliu - familjar (nipat) e Flamur Bunjakut

Te lartepermendurit me kane sulmuar mua personalisht me mjete (karriga dhe thika )si dhe familjaret dhe klientelen te cilet kane qene te pranishem ne lokal dhe poashtu kane shkaktuar deme fizike dhe materiale.

Te gjitha fotot/videot (dhe deshmi te tjera kercenuese ) te cilat po qarkullojne ne media jane dorzuar nga une personalisht ne policine e Kosoves ne komunen e Gjilanit dhe rasti eshte ne procesim nga organet kompetente.

Madje kam fakte edhe te tjera : pas incidentit drejtori sportiv Valon Zymberi ka tentuar qe “rastin mos ta beje te madh” dhe te kamufllohet dhe mos te behet e madhe - permes telefonatave te cilat ka tentuar ti beje pas shkaktimit te incidentit

Ne bashkpunim me te lartepermendurit eshte edhe polici i njesis speciale - Fidan Kurtalani (edhe ky antar i krysis se klubit ) ku me ka fyer dhe sulmuar fizikisht ne zhveshtorer e klubit (pas ndeshjes ) dhe ka qene ne dijeni per sulmin qe do te behet ndaj meje dhe familjes sime.

Mosprofesionalizem total nga antaret dhe servilet e klubit shfaqet duke na demtuar dhe shqetesuar edhe ne familjet tona.

Intelektualet po ja u kujtojen edhe nje here :

Kalova shum sfida !

Kalon edhe kjo😉


Drita eshte Kultura , Historia dhe Krenaria e Qytetit , e pervec ksaj emri Drita eshte familje mbi familjet!

Lajme të ngjashme