Reagon Dion Gallapeni: Humbje që dhemb, por ju premtoj se do të rikthehemi më të fortë
Mbrojtësi i Kosovës, Dion Gallapeni, ka thënë se humbja nga Turqia dhemb, por që skuadra do të rikthehet më e fortë në të ardhmen.
“Nuk ia dolëm… por kjo nuk na ndalë. Është një humbje që dhemb, sepse dhamë gjithçka në fushë dhe besuam deri në fund. E ndjej zhgënjimin e secilit prej jush, por këto momente na bëjnë më të bashkuar, më të uritur për suksese dhe më të vendosur për të mos u dorëzuar kurrë. Faleminderit për mbështetjen, ju premtoj se do të rikthehemi më të fortë dhe do të luftojmë deri në fund për çdo ëndërr që kemi nisur së bashku”, ka deklaruar Gallapeni.
Mbrojtësi i majtë 22-vjeçar ishte prej më të mirëve në fushë te Kosova pavarësisht disfatës.