Reagon ashpër ish kapiteni i Kosovës Rashkaj: As në Hollywood s'sheh këso skenash
Ish kapiteni i Kombëtares së Kosovës Anel Rashkaj ka reaguar ashpër pas ndeshjes Ferizaj - Dukagjini, duke shkruar se ka degraduar futbolli i Kosovës.
Dukagjini akuzohet se e shiti ndeshjen ndaj Ferizajt me Altik Muhaxhirin që pranoi një gol qesharak duke ia siguruar vendasve barazhin.
Pas asaj fitore të Ferizajt dhe humbjes së Prishtinës, Dukagjini e zuri pozitën e katërt derisa Trepça '89 ra nga liga.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Rashkaj, i cili shkroi se këso skenash nuk sheh as në Hollywood.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
"Marre
E keni degradu futbollin NKosovë.
As nfilma Hollyëoodit nuk she ksi skena.
Me pas qef futbollin edhe me dit(kuptu) futbollin jan dy gjëra tndryshme", shkroi ai.