RB Leipzig ia shkakton Realit disfatën e parë, fitojnë Milan dhe PSG
RB Leipzig ia ka shkaktuar Real Madridit humbjen e parë këtë edicion (3:2), derisa AC Milan ka mposhtur Dinamo Zagrebin (0:4) dhe PSG "demoloi" Maccabi Haifan (7:2).
Skuadra gjermane bëri befasinë duke mposhtur në udhëtim Real Madridin me rezultat të ngushtë 3:2.
Vendasit e nisën shumë më mirë duke gjetur rrjetën përmes Josko Gvardiol, që përfitoi nga një mbrojtje jo e mirë e "Los Blancos" dhe shënoi nga afërsia (13').
Vetëm pesë minuta më vonë Christopher Nkunku me një goditje precize dyfishoi epërsinë e vendasve (18').
Pas kësaj, Real Madrid nisi këndelljen dhe arriti ta barazojë rezultatin përmes Vinicius Junior, i cili shënoi me kokë pas asistimi të Marco Asensios (44').
Në pjesën e dytë, kur pritej ndonjë rikthim i "Los Blancos", skuadra gjermane nuk lejoi befasi duke kompletuar fitoren përmes Timo Werner që u shpërblye për mrekulli nga Mohamed Simakan (81').
Krejt çka bëri Reali ishte goli i dytë dhe i fundit nga Rodrygo, që ishte i saktë nga pika e bardhë (90+3').
Pas kësaj humbje, Real Madrid mbetet lider me 10 pikë, derisa Leipzig renditët në pozitën e dytë me nëntë sosh.
Në xhiron tjetër, skuadra madrilene ka punë me Celticun, derisa Leipzig duhet të përballet me Shakhtarin për pozitën e dytë në tabelë.
Në sfidën tjetër, AC Milan ka kryer detyrën duke arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Dinamo Zagreb me rezultat 0:4.
"Rossonerët" kaluan fillimisht në epërsi përmes Matteo Gabbia i cili shënoi me kokë pas një harkimi të shkëlqyeshëm të Sandro Tonalit (39'), rezultat edhe me të cilin përfundoi kjo pjesë.
Në pjesën e dytë, Milan tregoi fytyrë krejtësisht tjetër duke shënuar edhe tre herë të tjera.
Fillimisht, Rafael Leao për mrekulli dribloi një mbrojtës dhe e konkretizojë në rrjetë golin e dytë (49').
Pastaj, 10 minuta më vonë u akordua penallti të cilën e konkretizoi Olivier Giroud (59').
Fitoren e Milanit e vulosi Robert Ljubicic që shënoi një autogol qesharak me kokë në përpjekje që ta largojë topin nga rrjeta (69').
Kështu, Milan tani renditët në pozitën e dytë në tabelë me shtatë pikë të mbledhura, derisa Salzburg qëndron në fund me katër sosh.
Në xhiron e fundit, Milan do të përballet me Salzburgun ku do të vendoset përfundimisht cila skuadër avancon dhe cila bie në Ligën e Evropës.
Kurse, PSG ashtu siç pritej mposhti Maccabi Haifan me rezultat të thellë 7:2.
Lionel Messi me një gol të bukur me të jashtmen kaloi Parisin në epërsi (19').
Ishte sulmuesi Kylian Mbappe që pastaj dyfishoi epërsinë me një gol të bukur (32').
Vetëm tre minuta më vonë, Messi asistoi për mrekulli te Neymar i cili e kishte të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë (35').
Pas kësaj, mysafirët dhanë disa "sinjale jete", duke ngushtuar epërsinë përmes Seck (38').
Sidoqoftë, Messi në përfundimin e pjesës së parë shënoi një tjetër gol të bukur për epilogun 4:1.
Në pjesën e dytë, fillimisht Maccabi gjeti sërish rrugën drejtë rrjetës përmes Seck (50').
Ndërsa, ishte Mbappe që realizoi të dytin personal pas një asistimi të Hakimit dhe të pestin për vendasit (64').
Vetëm tre minuta, Goldberg shënoi një autogol që duke provuar ta largojë topin (67').
Fitoren e PSG-së e vulosi Carlos Soler pas një asistimi të Lionel Messit.
PSG vazhdon të jetë lider në grupin H me 11 pikë të mbledhura aq sa ka edhe Benfica në pozitën e dytë, derisa xhiro e fundit do të vulos se cila skuadër do të avancojë tutje si lider.