Rashica: I lumtur për golat dhe fitoren | Hadergjonaj: Fitorja e sotme na motivon për ndeshjet në vazhdim - NACIONALE

Rashica: I lumtur për golat dhe fitoren | Hadergjonaj: Fitorja e sotme na motivon për ndeshjet në vazhdim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës ka arritur fitoren e parë në ciklin kualifikues EURO 2024, duke mposhtur Andorrën 3:0. Lojtari i ndeshjes ishte Milot Rashica që shënoi dy herë dhe asistoi në një tjetër. Ai pas ndeshjes u shpreh i lumtur për golat dhe fitoren e arritur, ndërsa Florent Hadergjonaj pas ndeshjes tha se kjo fitore i motivon për ndeshjet e radhës.

Dy gola të Rashicës dhe një i Altin Zeqirit, i dhanë Kombëtares së Kosovës tre pikët e para në grupin I, për të kthyer shanset, ndonëse minimale, për një kualifikim në Kampionatin Evropian 2024.

Rashica ishte shumë i lumtur për golat dhe fitoren, ndërsa tha se kjo ndeshje ishte një rast i mirë për të provuar lojtarë të rinj.

“Jam i lumtur për golat dhe fitoren. Ishte një fitore e mirë, pasi është e para. Po ashtu, ishte një rast i mirë për të provuar disa lojtarë të rinj, duke e pasur parasysh situatën në grup. Mendoj se shumica kanë treguar paraqitje të mirë dhe e kanë dhënë maksimumin në këtë ndeshje”

Hadërgjonaj në anën tjetër tha se kjo ndeshje ishte momenti i fundit për të shënuar fitoren e parë dhe tre pikët sot shërbejnë për motivim të Kombëtares.

“E kemi pasur kohën e fundit për fitore dhe janë momente të mira për ne. Është dashur të fitojmë patjetër dhe prej fillimit kemi luajtur me seriozitet. Besoj se kemi shënuar fitore të merituar, e cila në motivon edhe për ndeshjet tjera”.

Lajme të ngjashme