Intervistohet me urdhër të Prokurorit Agim Ademi (I korrigjuar) - NACIONALE

Intervistohet me urdhër të Prokurorit Agim Ademi (I korrigjuar)

3 vjet më parë

nga NACIONALE

*Korrigjimi i artikullit ndodhet në fund.

Saga me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe drejtësisë duket se nuk do po përfundon. Agim Ademi mësohet që është në arrati.

Është lëshuar urdhërarrest ndaj presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi të martën.

Gazeta Nacionale mëson se Polica e Kosovës mori urdhrin për ta arrestuar Ademin sot pasdite.

Ademi dyshohet për keqpërdorimin e financave të Federatës së Futbollit, ndërsa mësohet se ai kishte ikur nga vendi para se policia të shkonte për ta prangosur.

Përveç tij, urdhërarrest është lëshuar edhe ndaj Agim Gashit, zyrtar financiar në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Nacionale provoi të kontaktonte me Ademin por ai nuk ishte i qasshëm deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Agim Ademi para më pak se një jave u lirua nga akuzat për kanosje, që rëndonin mbi të tash e shumë vite.

SHËNIM: Policia e Kosovës ka demantuar të dhënat e këtij raportimi që flasin për arrestimin e z. Ademi. Policia thotë që ai është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit më pas është liruar.

Lajme të ngjashme