Raportohet se Modriqi dëshiron qëndrimin te Real Madridi
Luka Modriq, futbollist i njohur nga Kroacia, është duke e kaluar me shumë gjasë sezonin e fundit te Real Madridi.
Megjithatë, Fabrizio Romano, një gazetar i njohur sportiv, ka raportuar se legjenda kroate ka informuar klumbin madrilen për dëshirën e tij për të qëndruar edhe për një sezonë tjetër në Real Madrid.
Për më shumë, gazeta spanjolle Mundo Deportivo pretendon se Modriqi dhe drejtuesit e klubit mbretëror kanë arritur një marrëveshje verbale për vazhdimin e kontratës edhe për një vit.