Raphael Varane largohet nga Man United në janar vetëm nëse plotësohet një kusht - NACIONALE

Raphael Varane largohet nga Man United në janar vetëm nëse plotësohet një kusht

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Raphael Varane nuk po dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi gjatë janarit dhe preferon të luftojë për vendin në formacionin bazë.

Francezi ka qenë titullar vetëm në një paraqitje në 11 ndeshjet e fundit të Unitedit, me Harry Maguire që ia ka zënë pozitën.

E befasia ndodhi në vikend, ku Ten Hag e zgjodhi Luke Shaw pranë Maguires duke e lënë Varanen jashtë, kësisoj ka pasur sugjerime që lidhja me trajnerin e “Djajve të Kuq” është e keqe.

Bayern Munich po e vëzhgon nga afër situatën me lojtarin që është i lidhur edhe me klubet arabe.

Sidoqoftë, “Manchester Evening News” raporton se Varane nuk ka treguar ndonjë shenjë dëshire për t’u larguar në mesin e sezonit dhe do të ikë vetëm nëse Unitedi i thotë se nuk është i dashur në klub.

Varane iu bashkua Unitedit nga Real Madridi në vitin 2021, duke krijuar një lidhje fantastike me Lautaro Martinezin sezonin e kaluar. Por të dy kanë vuajtur këtë sezon, me argjentinasin që ka pësuar lëndim dhe s’do të kthehet para krishtlindjeve.

Ndërkohë, klubet arabe do të bëjnë çmos për ta bindur francezin t’iu bashkohet qysh në janar pasi po tentojnë ta përforcojnë edhe më shumë ligën.

Lajme të ngjashme