Rahoveci e “shpartallon” gjigantin belg, kualifikohet tutje në Kupën Evropiane - NACIONALE

Rahoveci e “shpartallon” gjigantin belg, kualifikohet tutje në Kupën Evropiane

1 vit më parë

nga NACIONALE

Klubi i hendbollit Rahoveci ka shënuar fitore të thellë ndaj kampionit të Belgjikës Bocholt, në kuadër të 1/32 së finales (rrethi i dytë) për Kupën Evropiane.

Edhe pse humbën me rezultat 29:32 në ndeshjen e parë, klubi kosovar ishte shumë herë më i mirë në shtëpi duke shënuar fitore bindëse prej 37:25.

Rahoveci kishte nevojë për një fitore me katër gola epërsi për t’u kualifikuar tutje, megjithatë në fund e mbylli me plot 12 gola për të avancuar tutje në stil kampioni.

Pjesa e parë doli të jetë mjaftë e barabartë, ku Rahoveci e mbylli me epërsi prej tre golave 16:13. Sidoqoftë, në pjesën e dytë vendasit shfaqën krejtësisht fytyrë tjetër.

Me një dominim të pastër, Rahoveci e mbylli me plotë nëntë pikë epërsi këtë pjesë (21:12), apo rezultati i përgjithshëm që doli të jetë 37:25.

Kësisoj Rahoveci avancon në rrethin e tretë të Kupës Evropiane.

Lajme të ngjashme