Quintana i saktë nga pika e bardhë, Europa barazon rezultatin ndaj Dukagjinit
FC Europa ka arritur ta barazojë rezultatin ndaj Dukagjinit, falë një goli nga penalltia.
Ishte mesfushori sulmues Quintana që u tregua i saktë nga 11-metërshi me një goditje në qendër për ta lënë të befasuar Haxhimusën.
Arbitri akordoi një penallti të ‘çuditshme’ pasi mbrojtësi Arbër Shala dyshohet se goditi në këmbë kundërshtarin në përpjekje për t’ia devijuar goditjen.
Rezultati i përgjithshëm momentalisht është 3:2 në të mirë të kosovarëve.