Publikohen më në fund pamjet pas emisionit ku u përplasën e u shanë ashpër Statovci e Zeka (+18)
Debati i eskaluar mes trajnerit Faruk Statovci dhe presidentit të Trepçës '89, Abedin Zeka ka vazhduar edhe pas mbylljes së emisionit sportiv "Kampionët" në "Kanal 10", por s'ka pasur rrahje mes tyre.
Edhe pse u raportua për përleshje fizike, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, mirëpo është përdorur një gjuhë mjaftë vulgare, ku Zeka e ofendoi rëndë Statovcin duke e sharë disa herë me nënë.
"Kanal 10" ka publikuar pamjet ku nisën problemet menjëherë pasi u "ndalën kamerat", me Zekën që i drejtohet "Ta qif*** p****** e nënës".
Pas kësaj, Statovci iu përgjigj: "Burrat nuk e kanë me këto të sharë, unë nuk shaj, veç mbaje mend këtë të sharë, mbaje mend".
Kjo situatë vazhdoi me të gjithë të pranishmit që provonin t'i ndanin, e në fund shpëtuan pa pasur përleshje fizike.
Si erdhi puna në këtë situatë?
President i Trepçës ’89, Abedin Zeka, dhe trajneri Faruk Statovci, u fjalosën gjatë debatit duke e kthyer çështjen në personale dhe hodhën akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit.
FFK-ja po has në telashe për të marrë licencën nga Ministria e Sportit dhe kjo ishte çështja e diskutimit në emisionin “Kampionët” në Kanal 10 të dielën mbrëma. Pa licencë të federatës, klubet e futbollit nuk do të mundë të përfitojnë nga ndihma dhe lehtësirat që ofron ligji për sponsorizim.
Derisa Statovci, trajner i KEK-ut në Ligën e Parë, po fliste për takimin e disa klubeve të shqetësuara me gjendjen, për të cilën ai beson se nuk është shqetësuese, Zeka i reagoi: “Çka ka folur klubi i Ferizajt. Pse përmend emra”.
Statovci ia ktheu: “Nuk e pata me ty. Mos m’u drejto mua.”
Zeka: “Kush je ti mos me t’u drejtu? Pse po rren?”
Statovci: “Kurrë mos m’u drejto mua. Jam shumë më i madh se ti unë. Në të gjitha aspektet”
Zeka: “Tash mas emisionit të kallëzoj unë ty kush është më i madh e ma i vogël”.
Statovci: “Qysh i drejtohesh njeriut familjar me fjalën po rren? Qysh i drejtohesh njeriut po rren?”
Zeka: “Qitash kryhet emisioni e shohim.”
Statovci: “Po lë të kryet, vetëm atij nalt (zotit) i frikësohem. Ai ma ka dhanë shpirtin”.
