Publikohen formacionet zyrtare, Shqipëria e nis me Indrit Tucin në sulm ndaj Çekisë - NACIONALE

Publikohen formacionet zyrtare, Shqipëria e nis me Indrit Tucin në sulm ndaj Çekisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë një ndeshje shumë të rëndësishme sonte, kur përballen me Çekinë në Air Albania.

Ky takim vjen në kuadër të Ligës së Kombeve të xhiros së pestë, mes dy skuadrave që pretendojnë vendin e parë në grup, për promovim në Ligën A.

Natyrisht për shkak të përbërjes, historisë dhe emrave në skuadër, Çekia vlerësohet favorite sot, por Shqipëria ka treguar se di të bëjë ndeshje të mëdha ndaj këtyre kundërshtarëve dhe pikërisht ndaj çekëve, pasi në ciklin kualifikues evropian i kishte mposhtur me rezultat të thellë.

Tani kur ka mbetur shumë pak deri në fillim të ndeshjes, janë publikuar formacionet zyrtare.

Sylvinho ka vendosur për skemën 4-3-3, ku Indrit Tuci do të jetë qendërsulmuesi i kuqezinjve.

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Laçi, Asllani, Ramadani; Asani, Tuci dhe Bajrami.

Në anën tjetër Çekia luan me formacionin 3-4-3.

Çekia (3-4-3): Kovar; Boril, Jemelka, Holes; Provod, Cerv, Soucek, Coufal; Cerny, Chory, Sulc.

Ky takim fillon në ora 20:45 në Air Albania Stadium në Tiranë.

Delegacioni nga Zvicra do ta gjykojë ndeshjen. Sandro Scharer është kryesori që ndihmohet nga Almeida dhe Erni. Gjyqtar i katërt është Mandach, ndërsa në VAR dhe AVAR janë Fedayi San e Lionel Tschudi, respektivisht.

Kujtojmë se pas kësaj ndeshje, Kuqezinjtë tre ditë më vonë, po në Air Albania takohen me Ukrainën.

Lajme të ngjashme