PSG pëson humbje nga Lorient - NACIONALE

PSG pëson humbje nga Lorient

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain ka pësuar një tjetër humbje në Ligue 1, këtë herë në shtëpi nga Lorient.

Edhe pse dominuan tërë kohën, "Parisienët" u mposhten me rezultat 1:3 duke qenë me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 20-të.

Lorient kaluan fillimisht në epërsi me anë të Enzo Le Fee që shënoi një gol të bukur nga afërsia pas një asistimi të saktë të Romain Faivre (15').

Pesë minuta më vonë, vendasit mbeten me 10 lojtarë në fushë me Achraf Hakimin që u ndëshkua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë (20').

Sidoqoftë, PSG u këndell shpejtë falë Kylian Mbappes që përfitoi nga një gabim amator të Yvon Mvogo për të barazuar rezultatin (29').

Mirëpo, Lorient sërish ktheu epërsinë këtë herë me anë të Darlin Yongwa që shënoi lehtësisht në portën e zbrazur pas një tjetër asistimi të Faivre (38').

Në pjesën e dytë, PSG kishte dy mundësi shënimi me anë të Pereiras dhe Fabian Ruizit, mirëpo asnjëri nuk ia doli të shënonte.

Lorient në fakt shënoi edhe një gol me anë të Bamba Dieng, por pas rishikimit të VAR-it u anulua për pozitë jashtë loje.

Ndërsa, tre minuta më vonë i njëjti shënoi prapë këtë herë për të vulosur epilogun përfundimtar 1:3.

PSG pas kësaj humbje renditet e para me 75 pikë derisa Lorient ngrihet në pozitën e 10-të me 48 sosh.

Lajme të ngjashme