PSG përgatit ofertën e fundit për Kylian Mbappen
Paris Saint-Germain do të bëjë edhe një ofertë të fundit për sulmuesin Kylian Mbappe.
Gjiganti francez shpreson që Mbappe të ketë ndryshuar mendje dhe brenda javës do t’i bëjë një ofertë zyrtare për të vazhduar kontratën, ku do të jetë edhe një klauzolë e lirimit.
Sipas “Sport”, me kontratën e re që do t’i ofrohet nëse francezi e pranon atëherë do të qëndrojë në “Parkun e Princave” deri në vitin 2025.
Mirëpo, në rast që e refuzon atëherë PSG do t’i jap fund tentimeve për ta mbajtur në skuadër dhe do të fokusohen në përforcimin e skuadrës.
PSG tashmë ka dëshmuar se është gati për “jetën pa Mbappe” pasi në verë e vendosen në shitje, e përjashtuan nga ekipi i parë dhe nuk e lanë të rikthehet deri në momentin kur Mbappe hoqi dorë nga bonuset e shumta.
Tani, PSG po tenton ta bind për të rinovuar kontratën qoftë edhe për një vit, me një klauzolë lirimi që do të jetë nën vlerën e tij aktuale.
Përpos kësaj kjo klauzolë do të jetë ndryshe për Real Madridin, pra në rast që klubi madrilen e do në verë do të paguajë më pak se skuadrat e tjera evropiane.
Negociatat pritet të nisin ditëve në vijim mirëpo raporti shton se Mbappe më shumë gjasë do ta refuzojë ofertën dhe këtë verë do t’i jep fund aventurës në Francë.