PSG ka provuar t'i sigurojë shërbimet e Lewandowskit, para se i njëjti t'i bashkohej Barçës - NACIONALE

PSG ka provuar t'i sigurojë shërbimet e Lewandowskit, para se i njëjti t'i bashkohej Barçës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

E përditshmja e besueshme franceze, "L'Equipe", ka raportuar rreth një prapaskene sa i përket Robert Lewandowskit, para se ai t'i bashkohej Barçës.

Lewandowski ka zënë ballinat e të gjitha të përditshmeve evropiane për javë të tëra. Ai ishte në vëmendje të të gjithë shtypit ndërkombëtar, pasi i prishi raportet me tashmë ish-klubin e tij, Bayern.

Megjithatë, në këtë periudhë sa ai ishte ftohur me klubin bavarez, kanë ndodhur prapaskena të mëdha në horizont. Përgjithësisht, raportohej se Barcelona ishte skuadra që insistonte më së shumti për t'i siguruar shërbimet e tij.

Por, kjo nuk është e tëra. Siç zbulon e gazeta franceze, "L'Equipe", edhe PSG, përmes pronarëve të saj, është munduar që direkt të implikohet në negociatat me përfaqësuesit e yllit polak, për të parë se sa ka pasur hapësirë që t'ia rrëmbenin nga duart Barçës.

Prapaskena e rrëfyer nga "L'Equipe"

Zakonisht "L'Equipe" është e njohur si e përditshme qoftë prestigjioze, ashtu edhe e besueshme. Sipas burimeve të gazetës franceze, del se edhe PSG ka qenë mjaft shumë i interesuar për Robert Lewandowskin në një moment të caktuar kohor, kur kontaktet me Barcelonën ishin në vrullin më të madh.

Gjithnjë duke iu referuar burimeve të gazetës "L'Equipe", mësohet se Lewandowski ka qenë subjekt diskutimi në një telefonatë që ka ndodhur mes Nasser Al-Khelaifit dhe Pini Zahavit, gjegjësisht mes pronarit dhe agjentit të lojtarit.

Raportet mes të dyve janë më se optimale që prej kohësh. Për këtë arsye, para se sulmuesi 33-vjeç të kalonte në radhët e Barcelonës, kampioni francez, PSG, ka vëzhguar situatën, duke bërë disa vlerësime të saj nëse kishte kushte të mjaftueshme për të proceduar me një ofertë.

Kjo e fundit nuk ndodhi dhe historiku përfundimtar dihet, me lojtarin që iu bashkua Barcelonës, për një shifër rreth 50 milionë euro, duke i llogaritur edhe bonuset të përfshira në atë marrëveshje.

Lajme të ngjashme