PSG-ja reagon ndaj tifozëve të vet që protestuan kundër Messit e Neymarit
Paris Saint-Germaini i ka dënuar veprimet e tifozëve të vet, të cilët protestuan në një numër të madh kundër Neymarit duke u mbledhur pranë shtëpisë së tij.
Tifozët e PSG-së, të njohur si SG Ultras, u mblodhën para zyrave të klubit të mërkurën për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Ata janë të zhgënjyer me Lionel Messin i cili nuk ka arritur që të dërgojë kupën e Ligës së Kampionëve në Paris, që ka qenë objektivi më i madh i klubit dhe tani ai ka zgjedhur që të largohet përfundimisht nga klubi.
Tifozët kënduan “Messi, biri i bu**tres” dhe gjithashtu e vazhduan protestën edhe kundër Neymarit, i cili ka qenë më shumë i lënduar sesa i pranishëm në fushë, duke e kërkuar edhe largimin e tij.
Ata shkuan aq larg saqë u mblodhën pranë shtëpisë së yllit brazilian në Paris dhe protestuan kundër tij.
PSG fans in front of Neymar’s house chanting for him to get out of the club.
— Neymoleque 🇧🇷| Fan (@Neymoleque) May 3, 2023
Disgusting & weird. Get him out of there. pic.twitter.com/cwPAS7YgKI
PSG është përgjigjur me një deklaratë rreth kësaj ngjarjeje: “Paris Saint-Germain dënon ashpër veprimet e patolerueshme dhe fyese të një grupi të individëve, që zhvilluan një protestë para zyrave të klubit të mërkurën. Sido që të jenë dallimet e mendimeve, asgjë nuk justifikon veprime të tilla. Klubi jep mbështetje të plotë lojtarëve, stadit dhe të gjithë ata që janë në shënjestër nga një sjellje e tillë e turpshme.”
Messi po gozhdohet tash e disa kohë nga tifozët parisienë, ai është fishkëllyer disa herë në fushë për shkak të angazhimit të tij të dobët për klubin, gjithashtu është pezulluar dy javë pa pagesë për shkak të udhëtimit të tij në Arabinë Saudite pa e marrë pëlqimin e klubit.
Ndërkohë Neymar humbi mbështetjen e tifozëve kur ai haptas kërkoi rikthimin në Barcelonë, pas transferimit të tij rekord prej 222 milionë eurosh, e gjithashtu ka pësuar lëndime të shumta që e kanë mbajtur atë jashtë fushës së gjelbër./Orselina Lazraj/

