PSG-ja e merakosur se Neymari i ka mbetur në derë - NACIONALE

PSG-ja e merakosur se Neymari i ka mbetur në derë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportohet se Paris Saint-Germaini është i brengosur se nuk do të jetë në gjendje ta shesë Neymarin gjatë kësaj vere për shkak të telasheve me lëndime.

Kampioni francez druhet se braziliani nuk do t’ia dalë t’i kalojë me sukses testet mjekësore në rast kalimi te ndonjë klub tjetër.

Neymari e pësoi një lëndim tjetër në nyjën e këmbës kundër Lille më 19 shkurt dhe si pasojë u detyrua të operohej në Doha. Operacioni i tij është cilësuar si i suksesshëm.

Ai është duke u riaftësuar nga dëmtimi tani dhe nuk do të luajë më këtë sezon për PSG-në.

Sipas gazetës franceze Le Parisien, PSG-ja është e vendosur ta shesë Neymarin në verë por ka frikë se ai mund të dështojë në testet mjekësore me klubin e ri.

Për Neymarin është përfolur se mund të kalojë në Premierligë, por telashet e tij të vazhdueshme me lëndime mund ta parandalojë shitjen e tij të shtrenjtë.

Drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, po bën përpjekje për ta larguar Neymarin nga klubi, dhe t’ia ofrojë mundësinë Kylian Mbappes të jetë plotësisht në qendër të skenës në projektin afatgjatë të klubit.

Por Neymari ka marrëveshje me Parisin deri në verën e vitit 2027 dhe largimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë, pavarësisht se klubi mendon se ai tani ka nyje të dobësuara të këmbëve si pasojë e lëndimeve të shpeshta.

Ndërkohë, sipas The Athletic, përfaqësuesi i Brazilit nuk dëshirona të largohet nga PSG-ja dhe me kënaqësi do të qëndronte në Parkun e Princave deri në përfundon të kontratës.

Lajme të ngjashme