Mbaron sezoni për Neymarin, detyrohet të operohet - NACIONALE

Mbaron sezoni për Neymarin, detyrohet të operohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli brazilian i Paris Saint-Germain, Neymar Jr, nuk do të paraqitet më në këtë sezon për skuadrën e tij. Këtë e ka konfirmuar klubi me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, ku thuhet se ai do të mungojë të paktën 3-4 muaj.

Neymar ndër vite ka pasur probleme me kyçin e këmbës së djathtë të tij, me të fundit herë në Kupën e Botës, ku u lëndua gjatë fazës së grupeve, por për t’u rikuperuar shpejt, ndërsa tani ai nuk do të kthehet për një kohë të gjatë, pasi do t’i nënshtrohet operimit dhe sezoni i tij ka përfunduar.

Neymar injury update: Latest on status of PSG star's ankle for Champions League return vs Bayern Munich | Sporting News

Njoftimi zyrtar i klubit:

“Neymar Jr ka pasur disa episode të paqëndrueshmërisë në kyçin e këmbës së djathtë ndër vite. Pas ndrydhjes së fundit më 20 shkurt, stafi mjekësor i Paris Saint-Germain ka rekomanduar operacionin për riparimin e ligamenteve, për të shmangur një rrezik të madh të përsëritjes së lëndimit. Të gjithë ekspertët e konsultuar e kanë konfirmuar këtë nevojë. Ky operacion do të kryhet në ditët në vijim në Doha të Katarit. Ai do të mungojë tre deri në katër muaj deri në rikthimin në stërvitjet kolektive me skuadrën.”

Ky njoftim për PSG-në vjen në kohën më të keqe të mundshme, pasi kampionët francez përballen me Bayern Munich në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve, aty ku kanë humbur në ndeshjen e parë.

Për Neymarin ky sezon ka qenë një nga më të mirët në kohën e fundit, pasi në 20 ndeshje të zhvilluara në Ligue 1, ai ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në 11 raste për bashkëlojtarët, ndërsa edhe në Ligën e Kampionëve e ka dhënë kontributin e tij me dy gola e dy asiste në gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Lajme të ngjashme