Neymari mungon në ndeshjen vendimtare kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve
Neymari do të mungojë për Paris Saint-Germainin në ndeshjen e kthimit vendimtare kundër Bayern Munich në rrethin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Francës do të udhëtojë drejt Gjermanisë të mërkurën, i vetëdijshëm se vetëm fitorja me dy gola epërsi e mban në garë për trofeun e shumëkërkuar evropian.
PSG-ja e humbi 1:0 ndeshjen e parë në shtëpi dhe do t’i duhet ndihma e sulmit për ta përmbysur rezultatin në mënyrë që të kalojë në çerekfinale.
Neymari kishte shpresuar se do të ishte ai që do t’i kishte ndihmuar skuadrës së Christophe Galtier, por ky i fundit konfirmoi sot se braziliani nuk ia ka dalë të riaftësohet nga lëndimi në kohë për ndeshjen e së mërkurës.
I pyetur nga gazetarët nëse 31-vjeçari është riaftësuar, Galtier tha: “Neymari nuk do të jetë i gatshëm për ne për dy ndeshjet tona të ardhshme. Nuk mund t’ju them se mungesa e tij është e parëndësishme, është negative për ne”.
Neymari e pësoi një lëndim në nyjën e këmbës kundër Lille më 19 shkurt, dhe përveç Bayernit, ai do të mungojë edhe kundër Nantes të shtunën në Ligue 1.
Neymari qau me lot derisa u bart jashtë fushës me barelë. Lëndimi i tij është pa a shumë i ngjashëm me lëndimet e kaluara në nyje që i kishte pësuar.
