Pamje: Neymar pëson lëndim të tmerrshëm - NACIONALE

Pamje: Neymar pëson lëndim të tmerrshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli brazilian i Paris Saint-Germain, Neymar, ka pësuar një lëndim të tmerrshëm në ndeshjen që po zhvillon skuadra e tij ndaj Lille.

Një ndërhyrje nga prapa e kundërshtarit në pamje të parë nuk ka shenjë për ndonjë dëmtim të rëndë, por me të parë pamjet, mënyra se si nyja e tij është përdredhur është thjesht e tmerrshme.

No description available.

31-vjeçari i cili shënoi golin e dytë në këtë sfidë, ka pasur probleme të vazhdueshme me nyjë të këmbës, me të fundin që pati në Kupën e Botës të Katarit, ku u lëndua në fazën e grupeve, për t’u kthyer në fazën e eliminimit direkt.

Neymar është duke kaluar sezon shumë të mirë me kampionët francez, ku pas 20 ndeshjeve të zhvilluara, ai ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 11 asiste, duke përfshirë golin dhe asistin e sotëm.

Lajme të ngjashme