Pamje: Mbappe shënon gol të jashtëzakonshëm, PSG-ja në epërsi ndaj skuadrës së Zhegrovës - NACIONALE

Pamje: Mbappe shënon gol të jashtëzakonshëm, PSG-ja në epërsi ndaj skuadrës së Zhegrovës

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Paris Saint-Germain ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Lille fal golit jashtëzakonisht të bukur të Kylian Mbappes.

Sulmuesi francez pranoi një top nga Neymar, dhe filloi të hynte në zonën e rrezikshme ku depërtoi mes dy mbrojtësve në mënyrë të mrekullueshme për të shënuar për golin e epërsisë në minutën e 12-të.

Ky gol për 24-vjeçarin është i 14-të në këtë sezon në Ligue 1 në 20 ndeshje të zhvilluara, ku barazohet me Wissam Ben Yedder, Jonathan David e Alexandre Lacazette, ndërsa Balogun ka një gol më shumë i pari në listë.

Kujtojmë se për skuadrën e Lille aktivizohet anësori i Kosovës, Edon Zhegrova, që ndonëse po kalon në formë të mirë, në këtë ndeshje është lënë në bankë rezervë.

*Ndërkohë Neymar ka shënuar edhe golin e dytë për PSG-në.

Lajme të ngjashme