PSG ia rrëmben nga duart lojtarin e talentuar Newcastle Unitedit - NACIONALE

PSG ia rrëmben nga duart lojtarin e talentuar Newcastle Unitedit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain ka arritur që të sigurojë shërbimet e Hugo Ekitike nga Reims në këtë afat kalimtar, edhe pse ishte shumë i kërkuar nga Newcastle United.

20-vjeçari shkëlqeu në sezonin që lamë pas në Ligue 1, dhe mori vëmendjen me paraqitjet e tij duke u kërkuar nga shumë skuadra në Evropë, por skuadra nga kryeqyteti francez e fitoi betejën për shërbimet e tij.

Djaloshi i lindur në Reims ende nuk e ka nënshkruar kontratën, ku kanë mbetur vetëm edhe disa terme personale për t’u diskutuar me PSG-në dhe pastaj t’i nënshtrohet testeve mjekësore para se të kompletohet transferimi.

Ekitike la kampin e stërvitjeve për të udhëtuar në Paris për testet mjekësore dhe shumë shpejt mund t’i bashkohet skuadrës dhe bashkëlojtarëve në parapërgatitjet në Japoni.

Paris Saint-Germain do të paguaj 28,5 milionë euro për shërbimet e Ekitike, para këto që do të shkojnë në kontot e Reims, gjithashtu janë të parapara edhe 6,5 milionë euro tjera për shtesa.

Ekitike do të përfitojë kontratë afatgjate, ku qëndrimi i tij do të zgjat deri në verën e vitit 2027.

Cilat janë skuadrat tjera të interesuara për Ekitike?

Liverpool, Chelsea, Manchester United dhe Newcastle United ishin skuadrat që shfaqen një interesim të theksuar për sulmuesin francez.

Madje Newcastle me pronarët e rinj ishin shumë aktiv për lojtarin, me raportimet që thonë se skuadra nga Premierliga ishte shumë afër të nënshkruante me Ekitiken në afatin kalimtar të Janarit, por që në fund dështoi.

Ekitike bëri debutimin e tij në Ligue 1 në sezonin 2020/21, në ndeshjen ndaj Lorient, pastaj luajti edhe kundër Montpellier një javë më pas.

Në janarin e atij sezoni ai u dërgua në huazim te skuadra daneze, Velje, ku shënoi tre gola në 11 paraqitje.

Ai shpërtheu në sezonin e kaluar, duke qenë lojtar kyç në skuadrën e Reims.

Një lëndim në Hamstring i limitoi paraqitjet e tij në vetëm 23 në ligën elitare franceze, por sidoqoftë ai e përfundoi sezonin me 10 gola të shënuara.

Lajme të ngjashme