PSG fiton derbin francez ndaj Marseille, Milan me mund "shijon" triumfin ndaj Hellas Veronas
Paris Saint German ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në shtëpi në derbin francez ndaj Marseille (1:0), derisa AC Milan me shume mund triumfoi ndaj Hellas Veronas (1:2).
"Parisienët" zhvilluan lojë të shkëlqyeshme ndaj rivalit të përbetuar, duke fituar në fund me rezultat minimal 1:0.
Pas vetëm gjashtë minutave lojë, Achraf Hakimi provoi të kalonte PSG-në në epërsi, por që Lopez bëri një pritje të bukur që t'ia mohojë golin.
PSG vazhdoi të kërkojë golin, duke rrezikuar me Lionel Messin nga goditja e lirë, që goditi traversën.
Në përfundimin e pjesës së parë, Neymar pranoi një asistim të shkëlqyeshëm nga Kylian Mbappe dhe realizoi lehtësisht për të kaluar në epërsi (45+1').
Në pjesën e dytë, Marseille nisi të rrezikojë përmes Amine Harit, mirëpo që Donnarumma nuk lejoi befasi.
Gjërat u vështirësuan përmes Samuel Gigot, që mori karton të kuq pas një ndërhyrje të tmerrshme (72') te Neymar.
Me këtë fitore, PSG vazhdon të jetë i pamposhtur në kampionatin francez me 29 pikë, derisa Marseille renditët në pozitën e katërt me 23 pikë.
Në anën tjetër, AC Milan me shumë mund ka shënuar fitore në udhëtim te Hellas Verona me rezultat të ngushtë 1:2, në kuadër të xhiros së 10-të në Serie A.
Pas vetëm nëntë minutave lojë, Miguel Veloso shënoi një autogol në përpjekje për të larguar topin nga gjuajtja fantastike e Rafael Leoas (9').
Ndërsa, vetëm 10 minuta më vonë Koray Gunter realizoi një gol të bukur pas asistimit të Fabio Depaoli për të barazuar rezultatin (19').
Tutje, Milan provoi gjatë tërë kohës që të barazonte rezultatin e arriti shumë vonë. Ishte mesfushori Sandri Tonali që shënoi nga afërsia pas asistimit të Ante Rebic (81').
"Rossonerët" me këtë fitore ngritët në pozitën e tretë me 23 pikë, derisa Verona renditët në pozitën e 18-të me pesë sosh.