PSG do të ankohet në FIFA për Real Madridin si shkak i një marrëveshje me Kylian Mbappen
Raportohet se Paris Saint-Germain do të ankohet në FIFA për Real Madridin, pasi besojnë se një marrëveshje ilegale mes këtyre të fundit dhe Mbappes ishte ‘molla e sherrit’ pse ylli francez nuk e vazhdoi qëndrimin e tij në Paris.
Ka pasur raportime të shumta që gjigantët e La Ligës, Reali tashmë ka një marrëveshje me Mbappen, me 24-vjeçarin e talentuar që do të fitonte një nënshkrim prej 160 milionë eurosh nëse bën rrugën e tij për në Santiago Bernabeu. Marrëveshje të tilla janë të ndaluara nga FIFA pasi ata kërkojnë që një lojtar të mos afrohet me skuadër tjetër, para se të merret aprovimi nga skuadra aktuale.

Durimi i PSG-së ka filluar të ikën, me The Telegraph që raporton se ata po përgatiten ta çojnë çështjen e tyre në organin qeverisës të futbollit botëror. Një skenar i tillë mund të shmanget, me Realin të vetëdijshëm se ata rrezikojnë të humbasin Mbappen nëse nuk bëjnë një lëvizje përpara mbylljes së dritares së verës së vitit 2023 – me klube si Chelsea dhe Barcelona që thuhet se po shqyrtojnë një transferim të tillë.

Mbappe tashmë ka shmangur një ofertë rekord nga skuadra e Arabisë Saudite Al Hilal, e cila ishte e përgatitur të paguante një tarifë transferimi 300 milionë euro dhe një pagë 700 milionë euro, me PSG-në që u pajtua fillimisht, por kjo ofertë mbeti në harresë tani për tani, me Mbappen ndërsa pret një vendim përfundimtar që do të merret për të ardhmen e tij.

