“Pse s’e pyetni Southgaten se ç’mendon për gratë afgane të lëna vetëm?” – trajneri i Iranit konfrontohet me gazetaren e “BBC” - NACIONALE

“Pse s’e pyetni Southgaten se ç’mendon për gratë afgane të lëna vetëm?” – trajneri i Iranit konfrontohet me gazetaren e “BBC”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Irani dje shënoi një fitore historike kundër Uellsit duke e mposhtur në frymën e fundit të ndeshjes me rezultat 2:0. Megjithatë, përzgjedhësi Carlos Queiroz vazhdoi të polemizojë me gazetarët britanikë rreth pyetjeve që po i parashtrohen.

Irani po kalon në ditë të vështira si komb, por kombëtarja e saj në Botëror po jep shenja të mira se është e organizuar dhe e bashkuar.

Dje, me fitoren 2:0 ndaj Uellsit, iranianët ngjallën edhe më shumë shpresat për t’u kualifikuar në Botëror. Sfidën jetike tani do ta luajnë ndaj ShBA-ve, ku do t’u mjaftonte edhe një barazim.

Mirëpo, dueli verbal mes gazetarëve britanikë dhe përzgjedhësit Queiroz nuk mungoi as në konferencën e fundit për shtyp.

Një seri pyetjesh rreth çështjet politike në Iran e indinjuan përzgjedhësin e kombëtares aziatike: “Pse nuk ia bën Southgatet këto lloj pyetjesh? Po flas me juve (iu drejtua gazetës).”

Ai vazhdoi sërish me tonin e njëjtë duke mos u zmbrapsur: “Pse nuk e pyet Southgaten se çka mendon për Anglinë dhe ShBA-të që kanë lënë Afganistanin dhe të gjitha gratë e saj të vetme? Pse nuk e pyetni?”

“A mendon se është e drejtë që t’u parashtrohen këto pyetje edhe trajnerëve të tjerë? Pse nuk i pyetni trajnerët tjerë?”, insistoi ai.

Përplasje të tilla mes gazetarëve nga Britania e Madhe dhe përzgjedhësit iranian ka pasur që nga dita e parë kur është grumbulluar kjo kombëtare në Katar.

Përzgjedhësi Queiroz është munduar që t’i mbrojë futbollistët e tij nga pyetjet politike. Me këtë shkak reagoi kështu edhe ndaj gazetares britanike dje, sepse ajo insistonte që të merrte një prononcim nga njëri prej futbollistëve afganë.

Futbollistët iranianë ndihen të pafrikësuar nga regjimi iranian

Në konferencë për shtyp u shfaq edhe Mehdi Taremi. Ai me pak fjalë deklaroi se nuk ndihet i brengosur se mund të pësojnë ndonjë ndëshkim nga regjimi i sotëm iranian për të gjitha mesazhet që kanë përçuar në këtë Botëror.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë, respektivisht atë ndaj Anglisë, futbollistët iranianë refuzuan në formë proteste që ta këndonin himnin kombëtar të tyre.

Refuzimi i tyre i mëparshëm për të kënduar ishte një shfaqje solidariteti me protestuesit në vendin e tyre, qindra prej të cilëve janë vrarë në përleshjet me shërbimet e sigurisë qeveritare për vdekjen e Mahsa Amini - një grua që vdiq në paraburgim pasi u arrestua nga policia morale e Teheranit.

Sidoqoftë, shumë tifozë iranianë në tribuna shfaqnin ende slogane në mbështetje të protestave të premten, duke tërhequr vëmendje të veçantë për çështjet e të drejtave të njeriut dhe gjendjen e vështirë të grave që mbizotëron në atë shtet.

Autoritetet e Katarit patën një problem të me një tifoze grua, e cila e kishte lyer fytyrën e saj të bardhë me lot të përgjakshëm që derdheshin nga sytë e saj. Ajo mbante lart një fanellë futbolli iraniane që tregonte emrin e Mahsa Amini dhe numrin 22 - mosha e saj kur vdiq.

Jashtë stadiumit, tifozët iranianë brohorisnin: 'Liri për Iranin, Jo Republikës Islamike' – një qortim i drejtpërdrejtë për qeverinë dhe shoqërinë teokratike të Iranit, ku gratë nuk gëzojnë të njëjtat të drejta si bashkëqytetarët e tyre burra.

Zyrtarët e policisë së Katarit gjithashtu u kundërshtuan me tifozët që valëvitnin flamujt iranianë me kryqe të zeza, duke i konfiskuar ata teksa hynin në stadiumin Ahmad Bin Ali.

Imazhet dukeshin se tregonin policinë duke u kërkuar tifozëve të hiqnin flamujt ndërsa ata shtypnin protestat në terren.

Gjithsesi, paraqitja e djeshme e Iranit u vlerësua nga të gjithë ndjekësit e futbollit si shumë cilësore dhe ku me plot meritë arkëtuan tre pikët ndaj kombëtares uellsiane.

Golat e shënuar në fund të takimit nga Cheshmi dhe Rezaeian, gjegjësisht në minutat shtesë, bënë që kjo fitore të ishte akoma më ikonike për kombëtaren aziatike.

Lajme të ngjashme