Katar 2022 | Irani e mposht Uellsin në kohën shtesë, në njërën prej ndeshjeve më dramatike deri tani - NACIONALE

Katar 2022 | Irani e mposht Uellsin në kohën shtesë, në njërën prej ndeshjeve më dramatike deri tani

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Kombëtarja e Iranit ka arritur që të shënojë dy gola në frymën e fundit të takimit për të fituar ndaj Uellsit 2:0, në një ndeshje të dominuar gjatë tërë takimit. Kjo humbje për uellsianët vjen shumë e hidhur, pasi që i minimalizohen shanset për të kaluar në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Fitorja në anën tjetër për Iranin është e mirëseardhur, pasi që në ndeshjen e parë pësuan humbje të thellë nga Anglia 6:2 dhe tani pas dy ndeshjeve ata kanë tri pikë të grumbulluara, ndërsa Uellsi tani mbetët me një pikë.

Image

Edhe pse posedimi i topit në pjesën më të madhe të lojës i takoi uellsianëve, por jo edhe rastet më të mira.

Të parët që rrezikuan ishin iranianët, por goditja e Azmoun u ndal nga portieri, Hennessey.

Uellsi arriti të krijojë një rast shumë të mirë vetëm pak minuta më pas, me anë të Kieffer Moore, që nga afërsia goditi me kokë, por ishte qendrore dhe u prit nga Hosseini.

Irani arriti të shënonte një gol me anë të Ali Gholizadeh në minutën e 16-të, por që pas rishikimit të rastit në VAR, goli u anulua për pozitë jashtë loje.

LIVE WK voetbal | Feestje Iran gaat niet door: Ali Gholizadeh staat buitenspel | WK voetbal | bd.nl

Pjesa e dytë vazhdoi njëjtë, me Uellsin që kishte pronësinë e topit e Irani që rrezikonte vazhdimisht.

Iranianët goditën dy herë shtyllën, ndërsa në dy raste të tjera reagoi shumë mirë portieri uellsian, për t’ia mohuar golin skuadrës më prezente në fushë.

Uellsi mbeti me një futbollist më pak në minutat e fundit të takimit, pasi portieri Wayne Hennessey, doli për të larguar një top por goditi futbollistin e Iranit, që kishte prekur topin më përpara. Krejt kjo u vërejt nga VAR, për ta ndëshkuar portierin me të kuq.

Irani rrezikoi edhe një herë mjaft shumë, ishte Mehdi Taremi ai që goditi nga jashtë kuadrati, por goditja e tij shkoi fare pranë portës.

Me epërsinë numerike në fushë, Irani arriti që në minutat shtesë të shënojë dy gola, për të marrë fitoren e parë.

FIFA World Cup points table after Wales vs Iran: Iran moves to second after 2-0 win over Wales - Sportstar

Ishte fillimisht Roozbeh Cheshmi që shënoi në minutën e tetë shtesë e pastaj shënoi edhe Rezaeian në minutën e 11-të.

Irani tani radhitet e dyta në tabelë, ndërsa Uellsi mbetet e fundit.

Në ndeshjen e radhës, Irani do të përballet me ShBA-në, kurse Uellsi me Anglinë, në ndeshjet e treta që me shumë gjasë do të jenë vendimtare për skuadrat që kalojnë në raundin e 16 më të mirave.

Përmbledhja e ndeshjes Uells - Iran:

Lajme të ngjashme