Tifozët e Iranit qajnë, pasi ekipi i tyre detyrohet ta këndojë himnin në Kupën e Botës
Irani për dallim nga ndeshja e parë e tyre në Botëror ku refuzuan, sot në ndeshjen e dytë kundër Uellsit në kuadër të grupeve ka kënduar himnin. Kjo raportohet se erdhi si shkak nga presioni i regjimit islamik atje, teksa tifozët e Iranit kanë shpërthyer në lot.
Lojtarët e Iranit u duk se u tërhoqën nga protesta e tyre pas presionit nga regjimi islamik, me arrestimin që iu bo lojtarit më të famshëm iranian, Voria Ghafouri.
Para fillimit të ndeshjes së tyre kundër Anglisë në fazën e parë të hënën, lojtarët qëndruan të heshtur ndërsa bërtitjet mbushën terrenin, teksa sot ata shpërthyen në lot.

Refuzimi i tyre i mëparshëm për të kënduar ishte një shfaqje solidariteti me protestuesit në vendin e tyre, qindra prej të cilëve janë vrarë në përleshjet me shërbimet e sigurisë qeveritare për vdekjen e Mahsa Amini - një grua që vdiq në paraburgim pasi u arrestua nga policia morale e Teheranit.
Por shumë tifozë iranianë në tribuna shfaqnin ende slogane në mbështetje të protestave të premten, duke tërhequr vëmendje të veçantë për çështjet e të drejtave të njeriut dhe gjendjen e vështirë të grave që mbizotëron në atë shtet.

Autoritetet e Katarit patën një problem të me një tifoze grua, e cila e kishte lyer fytyrën e saj të bardhë me lot të përgjakshëm që derdheshin nga sytë e saj. Ajo mbante lart një fanellë futbolli iraniane që tregonte emrin e Mahsa Amini dhe numrin 22 - mosha e saj kur vdiq.

Jashtë stadiumit, tifozët iranianë brohorisnin: 'Liri për Iranin, Jo Republikës Islamike' – një qortim i drejtpërdrejtë për qeverinë dhe shoqërinë teokratike të Iranit, ku gratë nuk gëzojnë të njëjtat të drejta si bashkëqytetarët e tyre burra.
Zyrtarët e policisë së Katarit gjithashtu u kundërshtuan me tifozët që valëvitnin flamujt iranianë me kryqe të zeza, duke i konfiskuar ata teksa hynin në stadiumin Ahmad Bin Ali.

Imazhet dukeshin se tregonin policinë duke u kërkuar tifozëve të hiqnin flamujt ndërsa ata shtypnin protestat në terren.

