Pse Roma po e shet Dybalan te Al-Qadsiah për vetëm 4 milionë euro?
Roma është gati ta pranojë ofertën e skuadrës arabe Al-Qadsiah për sulmuesin Paulo Dybala, duke e shitur këtë të fundit për vetëm 4 milionë euro.
Argjentinasi është pajtuar në një kontratë trevjeçare, ku do të përfitojë rreth 20 milionë euro përfshirë bonuset, megjithatë vlera që do të fitojë Roma është e ulët.
Roma është duke e konsideruar këtë shitje, vetëm shkaku që duan ta largojnë Dybalan në vend të parë.
Kur Dybala nënshkroi për Romën, edhe pse erdhi si agjent i lirë, klubi italian pagoi 4 milionë euro për agjentin e këtij të fundit si komision për marrëveshjen e kryer.
Paga e argjentinasit ishte 4.5 milionë euro për sezon, pra 8.33 për vit dhe kjo pa i futur në listë bonuset që ka marrë përmes paraqitjeve fantastike.
Kështu, me shitjen e Dybalas, Romës do t’i rriten financat edhe për 11.3 milionë euro për sezonin 2024/25.
Problem tjetër ishte edhe një klauzolë në kontratën e Dybalas, që thoshte se nëse zhvillon 14 paraqitje këtë sezon, automatikisht do t’i rinovohej kontrata edhe për një vit me çmimin e njëjtë.
Në nivelin taktik, trajneri Daniele de Rossi dëshiron që Roma të luajë në sistemin 4-3-3, prandaj argjentinasi nuk mund të luajë në atë nivel që kërkohet si anësor, sidomos me lëndimet e shpeshta që pëson.