Pse ambulanca nuk hyri në fushë kur ylli i Fiorentinës ra pa ndjenja në fushë?
Shumëkush ka pyetur se pse ambulanca nuk hyri në fushë për t'i dhënë ndihmën e parë Edoardo Boves, pasi mesfushori i Fiorentinës ra pa ndjenja në fushë të dielën, por kjo ka një shpjegim dhe ja pse?
Mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove po i nënshtrohet testeve diagnostikuese në spitalin Careggi në Firence, ku u dërgua me urgjencë të dielën pasi u rrëzua papritur në fushë gjatë një ndeshje të Serisë A midis Toskanëve dhe Interit.
Mjekët mbërritën menjëherë në fushë për t'i dhënë ndihmën e parë mesfushorit italian, duke sjellë të gjitha mjetet e nevojshme shpëtimtare, përfshirë një defibrilator.
Pse ambulanca nuk hyri në fushë pas kolapsit të Edoardo Bove
Disa lojtarë të Interit dhe Fiorentinës, dukshëm të tronditur, i kërkuan ambulancës të hynte në fushë për të ndihmuar më tej lojtarin e shtrirë.

Megjithatë, siç shpjegohet nga mediumi Fanpage, automjeti nuk u lejua të hynte në fushë pasi, duke vepruar kështu, mund të rrezikonte të bllokohej dhe të humbiste kohë gjatë rrugës për në spital.
Mjekët që trajtuan Bove në fushë kishin ende të gjitha pajisjet e nevojshme në situata të tilla. Pas disa sekondash, të cilat dukeshin të pafundme, ata e futën lojtarin në ambulancë dhe e çuan në spitalin Careggi.
Fiorentina tha të hënën se Bove ishte 'zgjuar, vigjilent dhe i vetdijshëm' pas një nate të parë të kaluar në koma në spital.