Probleme për Liverpoolin, Man United dhe Chelsea i bashkohen garës për Romeo Lavian - NACIONALE

Probleme për Liverpoolin, Man United dhe Chelsea i bashkohen garës për Romeo Lavian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United dhe Chelsea po konsiderojnë të bëjnë ofertat e para për yllin e Southamptonit Romeo Lavia.

Southampton është duke bërë çmos për ta mbajtur Lavian, ku kanë refuzuar dy oferta nga Liverpooli.

Trajneri Jurgen Klopp ka kërkuar Lavian të jetë pasuesi i Fabinhos që kaloi te Al-Ettihad, sidoqoftë edhe oferta e dytë prej 45 milionë funteve u refuzua nga Southampton.

Kësisoj, “Daily Mail” raporton se tani kësaj gare i janë bashkuar edhe dy rivalët United dhe Chelsea.

Chelsea ka kontaktuar kampin e Lavias për të diskutuar një transferim të mundshëm, ngase kanë mbetur të zemëruar me përpjekjet e shumta për të nënshkruar me yllin e Brightonit Moises Caicedo.

Brighton po kërkon 100 milionë euro për Caicedon, derisa Chelsea mund ta kompletojë transferimin e Lavias për gjysmën e këtij çmimi.

Ndërkohë, Man United po konsideron të bëjë një ofertë pasi ta kompletojnë blerjen e Rasmus Hojlund në 48 orët e ardhshme, ngase Fiorentina po refuzon ta shesë Sofyan Amrabat nën 30 milionë euro.

Duke marrë parasysh moshën, “Djajtë e Kuq” e vlerësojnë talentin e Southamptonit si “investim më i duhur”, edhe pse Lavia ende preferon kalimin te Liverpool, me të cilët kanë arritur marrëveshja.

Lajme të ngjashme