Brighton e refuzon edhe ofertën e tretë të Chelseat për Caicedon
Brighton ka refuzuar edhe ofertën e radhës të Chelseat për yllin Moises Caicedo, që ishte mbi 90 milionë euro.
Fabrizio Romano raporton se oferta e fundit e Chelseat për Caicedo, me vlerë 90 milionë euro, është refuzuar "menjëherë" nga Brighton. Klubi tani ka bërë tre oferta - dy të parat ishin me vlerë 70 milionë euro dhe 80 milionë euro dhe mbetet për t'u parë nëse do të pasojë një e katërt së shpejti.
EXCLUSIVE: Chelsea have submitted new bid for Moisés Caicedo in the last 24 hours. 🚨🔵 #CFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 27, 2023
Understand Chelsea new proposal was £80m (€93m in Euros) — and it was immediately rejected by Brighton. ⛔️ #BHAFC
Negotiations remain ongoing but no agreement at this stage. pic.twitter.com/NNk1Cg7CdY
Eksperti i transferimeve Romano raporton se klubet mbeten të mbyllura në negociata dhe nuk ka marrëveshje mes dy palëve. Metro raporton se Brighton vlerëson Caicedo mbi 110 milionë euro, pasi ka parë që Declan Rice të kalojë në Arsenal për një tarifë prej 116 milionë euro në fillim të kësaj vere.

Chelsea po përpiqet të ristrukturojë skuadrën e tyre nën trajnerin e ri Mauricio Pochettino dhe tashmë ka nënshkruar me Christopher Nkunku, Nicolas Jackson dhe Angelo këtë verë, duke lënë 13 lojtarë të largohen përgjithmonë.

Londinezët me siguri nuk do të dorëzohen pas këtij refuzimi dhe do të tentojnë sërish me një ofertë të katërt të përmirësuar në tentim për ta bindur Brightonin, pasi lojtari tashmë e dëshiron kalimin në Stamford Bridge.
