“Privilegji për t’u bërë trajner i Messit”, Mascherano tregon pse e mori drejtimin e Inter Miamit - NACIONALE

“Privilegji për t’u bërë trajner i Messit”, Mascherano tregon pse e mori drejtimin e Inter Miamit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Javier Mascherano thotë se privilegji për t’u bërë trajner i Lionel Messit ishte faktori kryesor për të marrë drejtimin e Inter Miamit.

Mascherano mori drejtimin e skuadrës amerikane vetëm disa ditë pasi Gerardo Martino vendosi të largohet për “arsye personale”.

Tekniku argjentinas është pyetur për vendimin, ndërsa konfirmoi se dëshira e bashkëpunimit me Messin ishte arsyeja kryesore.

Privilegji për t’u bërë trajner i Messit. Sigurisht, lojtarët me këtë kalibër si ish bashkëlojtarët e mi Luis Suarez, Busquets, Jordi Alba dhe të tjerët që kam pasur t’i njoh, sidomos argjentinasin”.

Disa lojtarë të akademisë si Noah Allen dhe David Ruiz, që kanë potencial. Më ka rënë të punoj me lojtarët e rinj që një kohë të gjatë dhe po e shijoj ende këtë mundësi”.

Për 40-vjeçarin do të jetë puna e parë ngase ka drejtuar më parë vetëm të rinjtë e Argjentiëns, si dhe kombëtaren argjentinase në Olimpiadën e Parisit, të cilët i drejtoi deri në çerekfinale, ku u mposhtën nga Franca.

Shumë tifozë e panë arritjen e Mascheranos shkaku i influencës së Messit, por trajneri është gati për t’i heshtur kritikët.

“Njerëzit mund ta kenë opinionin e tyre, por jam i bindur se mund ta drejtoj skuadrën”.

“Jam shumë i emocionuar. Nuk kam dyshime. Përtej faktit që kam qenë trajner për tre vite, duke drejtuar të rinjtë e Argjentinës, gjithnjë kam pasur presion”.

Lajme të ngjashme