Prishtina triumfon në derbi ndaj Pejës, Shqiponjat rrezikojnë ta humbasin vendin e dytë - NACIONALE

Prishtina triumfon në derbi ndaj Pejës, Shqiponjat rrezikojnë ta humbasin vendin e dytë

1 muaj më parë

nga Vivianit Gërguri

KB Prishtina ka lënë pas ndeshjen zhgënjyese të mesjavës, duke u kthyer në rrugën e fitoreve, pasi e mposhti në derbi Pejën favorite me rezultat 98:88.

Skuadra pejane që me fitore do t'ia lehtësonte vetes punët, duke siguruar vendin e dytë, kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund, nuk e bëri paraqitjen më të mirë të mundshme, edhe pse erdhi nga një fitore e thellë ndaj Istogut.

Skuadra kryeqytetase e nisi shumë mirë takimin, duke fituar çerekun e parë me rezultat 25:16 apo me nëntë pikë epërsi.

Loja më e mirë e Prishtinës vazhdoi edhe në 10 minutat e ardhshëm, pasi sërish shënuan 25 pikë, por kësaj radhe pranuan 18 dhe si rrjedhojë pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat 50:34, apo epërsi solide prej 16 pikësh.

Peja e mori veten pak në pjesën e dytë, ku çerekun e tretë e fitoi me rezultat 25:23, em epërsinë që ra në vetëm 14 pikë.

10 minutat e fundit ishin të zjarrtë në Palestrën Karagaqi në Pejë. Të dy skuadrat u munduan të luanin lojë të kujdesshme, me Prishtinën që arriti deri në fund ta menaxhonte situatën, për ta fituar në fund takimin me rezultat 98:88.

Sërish më i dalluari te Prishtina ishte amerikani Diamond Stone, që realizoi 25 pikë, ndërsa kontribuoi edhe me nëntë rebounds e katër asistime, por që pati ndihmën e madhe të Wilson me 23 pikë, Clark me 20 pikë, e Fisnik Rugova me 15 sosh.

Në anën tjetër, Kwame Vaughn, ishte më i dalluari me 22 pikë, ndërsa lojtarët vendor zhgënjyen me paraqitje shumë të dobët, përveç Meriton Ismailit me 12 pikë.

Lajme të ngjashme