Prishtina në fund fiton një pikë ndaj Dritës - NACIONALE

Prishtina në fund fiton një pikë ndaj Dritës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prishtina ka arritur ta fitojë një pikë në derbin ndaj Dritës, falë një goli të vonshëm së Leutrim Kryeziut.

Dy skuadrat tentuan vazhdimisht t'i arkëtonin pikët e plota, por epilogu përfundimtar doli të jetë 1:1, sfidë që s'ishte zhvilluar në xhiron e dytë të Superligës së Kosovës.

Ashtu siç pritej të dy skuadrat zhvilluan lojë shumë të bukur me shumë aksione. Drita e nisi më mirë duke rrezikuar me Kastriot Selmanin, sidoqoftë Nika bëri një super pritje për t’ia mohuar golin.

Drita pastaj kaloi në epërsi përmes Arb Manaj që realizoi një gol të bukur pas një aksioni të shpejtë (40’).

Prishtina kishte disa mundësi shënimi me Gallapenin si dhe të inkuadruarin Mujën, megjithatë larg finalizimit.

Megjithatë, kur askush s'e priste në skenë doli Leutrim Kryeziu që realizoi me kokë pas harkimit të Kadirit (88').

Kësisoj, Drita tani zë pozitën e dytë me 22 pikë, aq sa ka lideri Ballkani por kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar (kundër Suharekës), ndërsa Prishtina qëndron në pozitën e katërt me 20 sosh.

Lajme të ngjashme