Prishtina me 10 futbollistë e fiton betejën e parë kundër Llapit, Drita me një këmbë në finale - NACIONALE

Prishtina me 10 futbollistë e fiton betejën e parë kundër Llapit, Drita me një këmbë në finale

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Prishtina me 10 futbollistë e ka mposhtur 2:1 Llapin në ndeshjen e parë mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në kryeqytet, duke e bërë një hap të rëndësishëm drejt finales. Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër po ashtu sot, Drita e mundi bindshëm 3:0 Ramiz Sadikun dhe është me një këmbë në finale.

Prishtina 2:1 Llapi

Në atë që është përsëritje e gjysmëfinales së vitit të kaluar, Prishtina ia doli fitojë betejën e parë ndaj kampionit në fuqi të kupës Llapit, megjithëse luajti me një lojtar më pak tërë pjesën e dytë në Fadil Vokrri.

Prishtina ishte skuadër më e mirë se vizitorët në një pjesë të parë më pak raste shënimi.

Gledi Mici e kaloi klubin kryeqytetas në epërsi në minutën e 37-të, kur shënoi nga penalltia.

Por në një hapësire prej gjashtë minutave në fund të 45 minutave të parë, Agim Zeka e la skuadrën e tij në baltë duke u përjashtuar nga loja pas dy kartonëve të verdhë.

Largimi i tij ndikoi në lojën e bardhekaltërve, duke i dhënë më shumë hapësirë Llapit, i cili ia doli ta barazojë rezultatin herët në pjesën e dytë.

Arbnor Ramadani shënoi nga penalltia për rezultatin 1:1 në minutën e 62. Kjo ishte penalltia e dytë në lojë.

Megjithatë, mesfushori i talentuar Endrit Krasniqi ia siguroi Prishtinës një fitore të rëndësishme, megjithëse minimale, para ndeshjet së kthimit javën e ardhshme në Podujevë, duke e parë që vendasit ishin një lojtar mangët tërë pjesën e dytë.

Drita 3:0 Ramiz Sadiku

Drita ishte e pamëshirshme ndaj atij që është quajtur befasia e këtij edicioni të garës, Ramiz Sadikut, duke e mposhtur 3:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Gjilan.

Klubi nga Liga e Parë - kategoria e dytë e futbollit në vend - ishte i pafuqishëm ndaj njërës prej superfuqive të Superligës.

Skuadra e Ardian Nuhiut e kreu punën në pjesën e parë, gjatë të cilës Albin Krasniqi, Hamdi Namani dhe Muharrem Jashari shënuan nga një herë për t’ia dhënë Dritës një epërsi komanduese dhe të rehatshme para ndeshjes së kthimit javën e ardhshme.

Drita ka mundur ta rriste epërsinë në kohën shtesë, sikur Ardian Cuculi të shënonte nga penalltia. Por goditja e tij përfundoi lart mbi portë.

Lajme të ngjashme