Prishtina ia shkakton Dritës disfatën e parë duke e mposhtur me rikthim dramatik - NACIONALE

Prishtina ia shkakton Dritës disfatën e parë duke e mposhtur me rikthim dramatik

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Sot janë zhvilluar dy takimet e para të javës së 12-të në Superligën e Kosovës, ku janë takuar Drita – Prishtina dhe Ferizaj – Malisheva. Gjilanasit pësuan humbjen e parë në këtë sezon ndaj Prishtinës me një rikthim dramatik të rezultatit nga 1:0 në 2:1, në anën tjetër Malisheva e shkatërroi Ferizajn në udhëtim me rezultat 6:0.

Drita – Prishtina

Me shumë të drejtë epiteti i ndeshjes kryesore të javës i takon kësaj sfide për nga emrat e skuadrave, por ndeshja e zhvilluar me bari sintetik në Gjilan dha shumë pak për shikuesit.

May be an image of 10 people, people playing football, people standing and outdoors

Lojë me tempo të ulët dhe me shumë pak raste konkrete shënimi u konkretizua kjo ndeshje, ku vetëm fundi i takimit ishte i mirë dhe me gola.

Tre golat e këtij takimi erdhën krejt në fund të ndeshjes, por fillimisht golave i parapriu një ndëshkim me karton të kuq direkt.

Ishte mbrojtësi i Dritës, Rron Broja që u ndëshkua drejtpërdrejtë me karton të kuq në minutën e 60-të, për ta lënë skuadrën e tij për 30 minuta me një lojtar më pak.

May be an image of 9 people, people playing football, people standing and outdoors

Zhbllokimi i rezultatit erdhi nga Drita ku shënoi me anë të Prince Balde në minutën e 83-të, gol që kaloi nëpërmjet konfirmimit të VAR-it, por ky gol ndezi gjakrat te skuadra e Ismet Munishit, që në pak minuta arriti ta përmbysë ndeshjen.

Golin e barazimit e shënoi Shefit Shefiti në minutën e parë shtesë, ndërsa pak minuta më vonë u akordua një penallti të cilën në gol e konvertoi Leutrim Kryeziu, për t’ia shkaktuar gjilanasve të Ardian Nuhiut humbjen e parë të sezonit.

Ferizaj – Malisheva

Ferizaj e Malisheva ishte ajo ndeshja mes skuadrave të fundit të tabelës.

Të dy skuadrat në 11 ndeshjet e para të zhvilluara kishin bilanc tejet negativ, kështu ferizajasit ishin në vendin e fundit ku janë edhe pas kësaj ndeshje, ndërsa Malisheva ishte e teta në renditje me pikë të njëjta, por tani me këtë fitore bënë një hap para në tabelë duke u pozicionuar në pozitën e shtatë momentalisht me 11 pikë.

May be an image of 2 people, people playing football, grass and text that says 'TERMOLULI'

Malisheva në udhëtim e shkatërroi tërësisht Ferizajn, duke ia shkaktuar humbjen më të thellë në këtë sezon me rezultat 6:0.

Nga tre gola për pjesë u shënuan në këtë ndeshje.

Golat në 45 minutat e para i shënuan, Bleart Tolaj, Ilir Mustafa dhe Agon Xhaka, ndërsa në pjesën tjetër shënoi Ronald Sobowale dy gola dhe Fiton Hajdari një gol.

May be an image of 12 people, people standing, people playing sports and grass

Të dy skuadrat kanë ndërruar trajnerët së fundmi, në Ferizaj dorëheqje dha Arbnor Morina, ndërsa Malisheva e shkarkoi Arsim Thaqin, që u zëvendësuan nga Andrej Panadic dhe Sami Sermaxhaj respektivisht.

Tabela e Superligës së Kosovës

Lajme të ngjashme