Prishtina e fiton derbin e rivalëve të vjetër ndaj Pejës dhe kualifikohet në gjysmëfinale - NACIONALE

Prishtina e fiton derbin e rivalëve të vjetër ndaj Pejës dhe kualifikohet në gjysmëfinale

1 vit më parë

nga NACIONALE

KB Prishtina e ka mposhtur Pejën në ndeshjen kthyese për ta siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

Edhe pse e humbi ndeshjen e parë me rezultat 74:71, “Bardhëkaltërit” e përmbyten në ndeshjen e dytë me rezultat 77:68, për t’u kualifikuar tutje.

Prishtina ishte dukshëm më e mirë nga fillimi duke e mbyllur çerekun e parë me 10 pikë epërsi (23:13), kurse e ruajtën diferencën edhe në çerekun e dytë prej katër sosh (24:20), ku epilogu i pjesës së parë doli të jetë 47:33.

Çerekun i tretë ishte shumë i barabartë, ku të dy skuadrat humbën shumë mundësi, kësisoj u mbyll 13:15 në të mirë të pejanëve.

Peja tentoi deri në fund që ta barazonte, por e tëra që bëri ishte një diferencë prej tre pikëve në çerekun vendimtar 17:20.

Më i miri në këtë ndeshje ishte Qua Grant me 21 pikë, tetë topa të kthyer e tre asistime, derisa te Peja u dallua Jacquez Yoë me 25 pikë e nëntë topa të kthyer.

Lajme të ngjashme