Presidenti i WBC-së thotë se Joshua mund të përballet me fituesin e meçit Fury - Usyk - NACIONALE

Presidenti i WBC-së thotë se Joshua mund të përballet me fituesin e meçit Fury - Usyk

2 vjet më parë

nga NACIONALE

WBC do të pranonte një përballje mes Anthony Joshuas dhe fituesit të meçit Tyson Fury - Oleksandr Usyk, për kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda, ka thënë presidenti Mauricio Sulaiman.

Fury dhe Usyk do të takohen më 18 maj në Arabinë Saudite për të gjitha titujt përpara se të përballen sërish në një revansh që pritet të zhvillohet më vonë gjatë vitit.

Joshua ndërkohë pret kohën e tij pasi regjistroi një fitore shkatërruese me nokaut në raundin e dytë ndaj ish-kampionit të peshave të rënda të UFC, Francis Ngannou, gjatë një jave në të cilën një përballje me njërin nga dy më të mirët në peshat e rënda u diskutua shumë.

Sulaiman thotë se nuk do të kishte asgjë që të pengonte Joshuan të përballej me Fury ose Usyk.

"WBC-së iu paraqit një kërkesë e cila ishte të luftonte për kampion të padiskutueshem. WBC e pranoi atë dhe ne pranuam revanshin që ata kërkuan," tha Sulaiman për Sky Sports.

“Por, nëse nuk ka të bëjë me kontratën apo promovimin, ne do të pranonim absolutisht që fituesi të luftonte Joshuan. WBC ka qenë shumë e vëmendshme ndaj kësaj çështjeje. Kështu që ne kemi liruar plotësisht terrenin për një përballje për kampion të padiskutueshëm, për një revansh dhe për një tjetër luftë të atij niveli. Pozicioni i WBC-së për momentin është shumë i hapur për të mbështetur kampionin e padiskutueshëm duke marrë përballë meçet që tifozët duan të shohin”.

Joshua tregoi formë të lartë në përballjen me Ngannou, të cilin e rrëzoi tre herë në dyshime, me të fundit që ishte vendimtare për t'u fituar takimi me nokaut.

Ai duket i gatshëm tani për një betejë të madhe, ku do të tentojë të kthejë titujt, pasi ishte në dy raste kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda.

Lajme të ngjashme